TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa pritej të merrte pjesë në lançimin e filmit ku ai luajti në rolin e Ed, aktori i njohur Robert Forster ka humbur jetën.
“El Camino”, filmi në të cilin ka luajtur edhe Forster është një riprodhim i serialit të famshëm “Breaking Bad”.
78-vjeçari ka humbur jetën në shtëpi, pranë familjarëve të tij, pasi kohët e fundi ai kishte vuajtur nga kanceri në tru.
Kujtojmë që aktori 78-vjeçar është nominuar edhe për çmimin Oscar në vitin 1998, në rolin e Max Cherry-t, në filmin “Jackie Brown” të Tarantino-s, rol i cili e bëri shumë të famshëm.