AKTUALITET, 14 Tetor 2019, 15:26

"Kryeministri i Shqipërisë", tifogrupi skocez poston videon e Ilir Meta me fanellën e Sëlltikut duke xhongluar topin

"Kryeministri i Shqipërisë", tifogrupi skocez poston videon
Para disa kohësh Ilir Meta i habiti të gjithë me faktin se ishte një tifoz i skocezëve të Sëlltikut, madje i është bashkuar tifozëve të klubit dhe ka kënduar së bashku me ta në mbështetje të ekipit nga Glasgow. Por këtë herë presidenti i Shqipërisë ka marrë edhe vëmendjen e një prej grupeve të tifozerisë së Sëlltikut, të cilët kanë shpërndarë në “Twitter” një postim të Metës me të cilin ky i fundit përshëndet nga bregdeti i Gjirit t% Lalzit gjithë tifozët e ekpit skocez. Bëhet fjalë për grupin “Largs Brigade”, që kanë postuar një video ku shfaqet Ilir Meta me fanellën e Sëlltikut veshur dhe duke xhongluar topin. Tifozët skocezë vlerësojnë kualitetin e pastër të presidentit shqiptar, megjithëse në postimin e tyre e kanë ngatërruar postin shtetëror të zotit Meta, duke e cilësuar si Kryeministrin e Shqipërisë. Gjithsesi “Largs Brigade” nuk ka ngurruar ta vlerësojë tifozin e ri të Sëlltikut.