AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 17:41

Banorët i përgjigjen Veliajt: Nuk jemi burracakë edhe dhjetë vite këtu do të protestojmë

Banorët i përgjigjen Veliajt: Nuk jemi burracakë edhe dhjetë

Ka nisur protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët janë kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga qeveria.

Njëri nga banorët ka treguar se këtu protesta do të vazhdojë jo veç 1 muaj, por edhe 10 vite.

Banorët i janë përgjigjur edhe kryebashkiakut të Tiranës, duke i thënë se nuk janë burracakë e frikacakë.

‘Erion nuk jam unë frikacak, nuk jam burracak. Kam 30 vite që jetoj këtu. Ne e kemi bërë Unazën e re dhe i kemi dhënë emrit.

Ai më thotë mua të të çoj me qira në Shkozë. Kë të çojë ai atje në Shkozë, se nuk dua të prish gojën.

Unë jam i majtë dhe ia kam dhënë votën PS-së gjithmonë, por nuk votojmë më.

Kemi një muaj këtu, e jo një muaj, por 10 vite ne këtu do të jemi.

Kam punuar pesë vite në emigracion dhe nuk i investova lekët atje, por i investova në Shqipëri.

Askush nuk ka zënë tokë këtu, të gjithë e kemi blerë tokën këtu’, tha banori i Unazës së re.