TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kevin Durant është ndër katër lojtarët e Brooklyn Nets të cilët kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Vetëm një lojtar ka shfaqur simptoma ndërsa tre të tjerët janë asimptomatikë. Të katër lojtarët aktualisht janë të izoluar dhe nën kujdesin e mjekëve të ekipit, sipas një deklarate të ekipit.
Është e paqartë nëse Durant është lojtari i cili ka shfaqur simptomat. Identiteti i tre lojtarëve të tjerë nuk dihet ende.
"Të gjithë lojtarëve dhe anëtarëve të Nets u kërkohet të qëndrojnë të izoluar, të monitorojnë nga afër shëndetin e tyre dhe të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të ekipit. Shëndeti i lojtarëve dhe stafit tonë është përparësia numë një për organizatën dhe ekipi po bën gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar që ata që preken të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm. " - raporton ekipi i Brooklyn Nets. /TPZ.AL/