TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valencia është një nga klubet e futbollit më të prekur nga koronavirusi. Në skuadrën spanjolle mes lojtarëve dhe stafit, 35% e saj ka rezultuar pozitive me virusin Covid-19.
Vetë klubi ka zyrtarizuar këtë shifër, teksa nuk ka zbuluar emrat e të prekurve. Gjithsesi, në njoftimin shpërndarë për mediat del një detaj shokues.
“Kjo është prova e radhës se ky virus përhapet me shpejtësi. Po ashtu konfirmon se popullata duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të ndjekë me përpikmëri të gjitha masat e autoriteteve sanitare.
Pavarësisht masave të ashpra të marra nga klubi për ndeshjen e 19 shkurtit në Milano për Champions League, rezultatet e fundit tregojnë se rreth 35% e skuadrës është pozitive”, lexohet në njoftimin e Valencias.