TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Covid-19 e ka ndalur jetën në vendin tonë dhe të gjithë pa përjashtim duhet të ndalojnë aktivitetin e tyre dhe të mbyllen në shtëpi për të evituar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Përjashtim kurrsesi nuk mund të bëjë futbolli, me Federatën që ka urdhëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve dhe të gjithë duhet të respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria.
Gjithsesi Sindikata e Futbollistëve pretendon se klubet nuk po i respektojnë këto rregulla dhe futbollistët kanë shprehur ankesën e tyre, duke deklaruar se klubet i detyrojnë të dalin në stërvitje me ekipin. Këto ankesa të futbollistëve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë ngjallur reagimin e Sindikatës, të kryesuar nga Andi Lila.
Sindikata e Futbollistëve bën thirrje të respektohen rregullat dhe i drejtohet FSHF të marrë situatën në dorë për të mos ndodhur shkelje të tilla.
“SFPSH, në emër të gjithë futbollisteve profesionistë shqiptarë dhe familjeve të tyre, dëshiron tu shprehë një falënderim të madh heronjve të ditëve të sotme, shërbimit shëndetësor shqiptar (mjekë, infermierë,farmacistë e kujtdo tjetër, që po kontribuon për të kaluar këtë situatë). Sigurisht që sakrifica e Shërbimit Shëndetësor nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse edhe ne nuk do të japim kontributin tonë, duke zbatuar të gjithë masat e vendosura nga qeveria shqiptare.
Por nisur nga disa njoftime që kemi marrë nga futbollistet, se po ju kërkohet që gjatë kësaj kohe të dalin në stërvitje me ekipet, ju bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për vetëkarantinimin 2-javor. Gjithashtu i kërkojmë FSHF që të mbikëqyri këtë situatë dhe të ndalojë klubet e futbollit që të grumbullojnë futbollistet dhe të kryejnë stërvitjet ditore. Duke besuar në mirëkuptimin e të gjithëve ju kujtojmë se: Sot lufta kryesore edhe për jetën dhe shëndetin. Më pas vijnë të tjerat”, shkruhet në postim.
