TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në seksionin e sigurisë së lartë ajo u fut në qelinë ku vuan dënimin Aldo Bare, dhe më tej edhe me të dënuarin me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu. Ministra u njoh nga afër me kërkesat e të dënuarve, kushtet dhe trajtimin e tyre në këtë institucion të dënimit.
Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me “katastrofë” siç kanë qenë më parë tha ai. Ai tha se nuk ka asnjë problem me personelin e burgut të Peqinit. Ndërsa shoku i tij i dhomës u shpreh i pakënaqur me gjyqësorin shqiptar dhe me masën e dënimit. I dënuari tjetër i përjetshëm shprehu rezerva sa i përket trajtimit ushqimor. Ai u ankua se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë ku gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin. Por ministrja tha se do të respektohet rregullorja dhe ligji në këtë rast. Të gjithë të dënuarit e tjerë shprehen pakënaqësi sa i përket masës së dënimit të dhënë nga gjykatat. Ministrja duket se është gjendur e papërgatitur përse pikërisht u ndodh papritur në qelinë e Aldo Bares. Infoelbasani.al