TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga posti i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson. Mësohet se Trump e ka zëvendësuar Tillerson, me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.
Presidenti e ka njoftuar përmes rrjetit social "Twitter", shkarkimin e Tillerson. Ai e ka falenderuar për shërbimin dhe ka thënë se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë "një punë fantastike".
Ndërkohë, Mike Pompeo do të zëvendësohet nga Gina Haspel, e cila do të jetë drejtuesja e parë femër e CIA-s.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i tha BBC, se "Presidenti, donte të sigurohej për ekipin e tij, përpara bisedimeve të ardhshme me Korenë e Veriut dhe bisedimeve të tjera të lidhur me tregëtinë".
