TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë ditë pas vrasjes së Konstantinos Katsifas pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë në fashitin Bularat në Dropull, mediat greke njoftojnë së sot në Shqipëri ka ardhur një oficer i policisë greke, i cili do të kërkojë të bashkëpunojë me palën tonë.
Siç raporton “Protothema”, ky njoftim vjen pak pas takimit mes homologëve Ditmir Bushati dhe Jorgo Katrougalos.
Të afërmit e Konstandinit Katsifa vazhdojnë të kërkojnë për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit, baba i një vajze të vogël, ndërsa deri më tani, ata nuk kanë qenë në gjendje të shohin trupin e tij, sipas mediave fqinje.
“Një kërkesë e re duhet të bëhet nga prindërit e viktimës, ndërkohë që prokurorët shqiptarë kanë kërkuar nga babai Konstantinos Katsifas të paraqesë kërkesën me shkrim në ditët në vijim me qëllim që ta shqyrtojë atë. Në të njëjtën kohë, avokati i familjes së Konstantinos Katsifas u takua takuar dje me shefin e Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, për ta informuar atë për veprimet ligjore që do të merrte. Familja po kërkon, siç dihet, të ndalohet çdo proces për ekspertizën mjeko-ligjore, duke thënë se nuk ka më kuptim pasi kanë zbuluar se mjeku ligjor shqiptar kishte ndryshuar elementët kryesorë, shkruan “Protothema”.