AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 13:00

Basha-Ramës: Lëviz nëpër Shqipëri me autokolona rojesh, “si pushtues”

Basha-Ramës: Lëviz nëpër Shqipëri me autokolona rojesh,


Kreu i PD Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se lëviz nëpër Shqipëri me autokolona rojesh, “si pushtues”.

“E para e punës lëviz si pushtues, kurrë më parë në historinë e Shqipërisë nuk ka lëvizur me autokolona para dhe mbrapa rojesh.

Nuk e di nëse rojet janë aty për të vrarë Covid që mos ta kapë rrugës, se nga urrejtja e popullit nuk e mbrojnë dot.

Më e rënda në këtë sjellje aspak kryeministrore është përpjekja e përditshme për ti ikur disa pyetjeve të thjeshta".

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit nga aeroporti i Kukësit, Basha tha se “në një muaj ka shkuar gjashtë herë te aeroporti i Kukësit që po shkatërrohet që të rindërtohet prapë”.

“Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite”, tha Basha.