TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet tip “Benz” shpërtheu në flakë sot në Durrës, në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit Ramazan Njala.
Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.