AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 12:28

Akuzohet se kanosi biznesmenin për 10 mijë euro, gjykata lë në burg 31-vjeçarin

Akuzohet se kanosi biznesmenin për 10 mijë euro, gjykata lë


Gjykata e Tiranës la në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i arrestuar para disa ditësh, pasi akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Panorama raporton se Zani i ka kërkuar një biznesmeni 10 mijë euro, pasi i kishte premtuar se do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.

Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri e ka pranuar akuzën.

I riu ka pretenduar se kërcënimet i ka bërë për të marrë shumën për të cilën kishin rënë dakord, pasi ai e kishte gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën 10 mijë euro.