AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 10:19

Përkeqësimi i situatës, hapet spitali COVID 3, ja sa pacientë me koronavirus janë shtruar

Përkeqësimi i situatës, hapet spitali COVID 3, ja sa


Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit.

Sipas “News 24”, në spitalin Covid-3 janë shtruar gjashtë pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen tre pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.