LIFESTYLE, 18 Prill 2021, 14:04

Basha për herë të parë në një intervistë bashkë me gruan: Si u njoha me Aurelën

Basha për herë të parë në një intervistë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë, po jep një intervistë televizive krah bashkëshortes së tij Aurelës.

Në programin “Gjysma Ime” të Ardit Gjebresë, të dy floën për njohjen e tyre.

Aurela tha se janë njohur në gjimnazin”Sami Frashëri” në Bllok. Ata në vitin e parë nuk kishin qenë në të njëjtën klasë, por më pas ishin bashkuar në të njëjtën klasë.

E pyetur nga Gjebrea se si ishte Basha si nxënës, ajo thotë: “Më i miri i klasës”.

Ndërsa kryedemokrati tha se gruaja e tij ishte një vajzë që binte në sy: “Ishte një vajzë që binte në sy dhe binte në sy edhe kur nuk ishte në një klasë me mua. Dhe kishte një mënyrë të komunikuari ndryshe. Të dy kemi një passion për letërsinë, por ajo që ndoshta nuk dihet, për shkak se raportin në politike e kam dominuar unë, Aurela ndryshe nga unë që kam hedhur në botim një libër, që nuk është një libër, që nuk është letërsi e mirëfilltë por një letër e hapur, por Aurela bën letërsi të mirëfillë, madje është shqiptarja e parë që ka marrë çmim në konkursin ndërkombëtar të poezisë në Tetovë. Dua ta saktësoj.”

Ata kanë treguar se për pesë vite me radhë kanë qëndruar si shokë të ngushtë, përpara se të krijonin një lidhje.