TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur, Rozana Radi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo publikon herë pas here sukseset e saj të mëdha. Mirëpo, së fundmi i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në rrjetet sociale të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
E pyetur se çfarë i mungon më së shumti, Rozana u përgjigj, duke iu referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të prindërve të saj.
“Do ta thosha por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzisht të dashur”.
Më tej, ajo publikoi një foto të familjes së saj dhe deklaroi se për sa kohë t’i ketë në krahë, asgjë tjetër nuk do t’i mungojë në jetë.
“Kjo është familja ime! Sa të kem Zotin para dhe familjen s’do më mungojë asgjë tjetër në jetë”!
