LIFESTYLE, 17 Prill 2021, 09:43

“Dikush qenka në humor”, Arbana Osmani publikon momentin kur dy djemtë e saj luajnë

“Dikush qenka në humor”, Arbana Osmani publikon momentin kur dy

Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj.

Me ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Diellit, Arbana është treguar dorëlëshuar duke ndarë imazhe të shumta më vogëlushin.

Por nuk mungojnë as momentet me djalin e madh, Jonin. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video të adhurueshme, ku shihet Joni ndërsa përpiqet të argëtojë vëllain e vogël. Këtë moment kaq të ëmbël ajo ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.

“Dikush qenka në humor”,-shkruan Arbana në Video.

Kujtojmë që Arbana u bë nënë për herë të dytë në Tetor të vitit që lamë pas, një fryt i dashurisë me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Lajmin se është në pritje të ëmbël, moderatorja e zbuloi në përvjetorin e lindjes të Eduartit dhe ishte një surprizë e papritur për fansat gjithashtu.