LIFESTYLE, 15 Prill 2021, 11:12

Surprizon Elvana Gjata, të premten do të publikojë këngën e re

Surprizon Elvana Gjata, të premten do të publikojë
Një lajm i mirë vjen për fansat e këngëtares së njohur, Elvana Gjata. Ka qenë vetë diva e muzikës që ka zbuluar rikthimin e shumëpritur të saj. Përmes dy fotove të publikuara në Instagram, Elvana ka ndarë me të gjithë ndjekësit titullin e këngës “Çelu” dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë të përhershëm nga Andy Gramm deri te stilisti Valdrin Sahiti, që është njëherësh edhe miku i ngushtë i këngëtares. E veshur me të bardha, Gjata ka bërë të ditur se kënga do të lançohet të premten dhe duket se do të jetë pjesë e një mini-albumi të saj. Elvana nuk ka zbuluar të tjera detaje, por është e sigurtë që edhe këtë herë do të jetë një super hit.