LIFESTYLE, 17 Prill 2021, 11:01

“Mjekët janë shndërruar në kasap”, Morena Tarku: Kërkesa që kam për Albin Kurtin

Këngëtarja shumë e komentuar, Morena Taraku ka shprehur shqetësimin për gjendjen e spitaleve në Kosovë.

Ajo ka reaguar pas rastit me doktorin në spitalin e Podujevës, ku nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore një të moshuari, pasi e kishte përfunduar orarin e punës.

Përmes një postimi në Instastory, Morena shprehet se mjekët janë shndërruar në kasapë dhe veprojnë kështu vetëm për shkak të pozitës që kanë.

“Keq qe ligji Hipokratit nuk e ka dhe nje nen me shume…se shumica e doktoreve jane shendruar ne kasap dhe kan humbur ndjenjat…Por ja qe te shkretit pleq duhen me duru edhe britmat e tyre se ata kan pozit … turpi ndryshe nuk eshte…”, shkruan këngëtarja.

Më tej, këngëtarja thotë se shpreson që gjëja e parë që kryeministri Albin Kurti do ta bëjë është të rregullojë spitalet dhe të rrisë pensionet.