LIFESTYLE, 16 Prill 2021, 22:30

Kandidon për deputete me Partinë Demokratike, motorristët i bëjnë surprizën e veçantë Ori Nebiajt

Kandidon për deputete me Partinë Demokratike, motorristët i
Prej disa kohësh, moderatorja Ori Nebiaj është e përfshirë në politikë. Së fundmi, ajo ka kandidon për deputete me Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës. Nebiaj vazhdon me fushatën elektorale, pavarësisht se na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Sot, ajo ka marrë një surprizë nga motorristët, të cilën e ka konsideruar të paparë. Ata kanë krijuar me motorrat e tyre numrin 18 që i përket Nebiajt dhe emrin e saj, Ori. “Surprize e papare. Faleminderit per mbeshtetjen motorristave”, ka shkruar ajo krah fotos.