TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur për paketën ekonomike të opozitës në emisionin “Opinion”, u shpreh se ajo është hartuar bazuar në mundësi reale për t’u realizuar.
“Planet i kemi bërë sikur të ishim ne duke qeverisur sot. Fatura jonë shkon afërsisht 90 milionë euro në muaj. Ne kemi evidentuar një paketë prej 260 milionë eurosh që do të mjaftonte për dy muaj e gjysmë gati tre muaj”, tha Basha.
Kreu demokrat shtoi se PD ka të tjera propozime, por ato nuk mund të bëhen kur qindra familje ende nuk kanë asnjë kacidhe në bankë.