TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjencia e greke e lajmeve ANA-MPA ka publikuar lajmin se qeveria shqiptare ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin që parashikon konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, citon burime nga ministria e Jashtme vendase, e cila thotë se “mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave”
Referuar burimeve, më tej agjencia e lajmeve thotë se “mbetet për t'u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë”.
“Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat”, mbyll artikullin agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.
