TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Lulzim Basha është zhvendosur sot në jug drejt Gjirokastrës.
Ai është pritur nga dhjetëra qytetarë të entuziazmuar në qytetin jugor.
Basha i tha qytetarëve se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim.
Ai thotë se kjo është beteja e shqiptarëve për fëmijet e tyre, dhe për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia.
“Të dashur motra dhe vëllezër, të rinj e të reja faleminderit nga zemra për këtë pritje ta jashtëzakonshme.
Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra, Shkodër e Korçë, Durrës. Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë.
Nga mjerimi dhe papunësia. Më 25 p rill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin.
Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë. Kjo është betejë për fëmijët tuaj. Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë,”- tha Basha.