TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga qyteti i Elbasanit, ku po zhvillon një takim elektoral, deputeti Balla ka komentuar vendimin e Metës, duke u shprehur se “zgjedhjet nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta”.
“Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President.”- tha Balla nga Elbasani.