TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Universitetit të Moskës kanë nisur protestat e tyre në lidhje me organizimin që është parashikuar për Botërorin, që starton më 14 qershor. Konkretisht, ata protestojnë kundër “Fan Fest Zone”, zonës së tifozëve që do të instalohet përballë kampusit universitar gjatë Botërorit.
Sipas studentëve, “fan zone” do të pengojë aktivitetin akademik të tyre, duke i shqetësuar dhe bezdisur, përveçse do të dëmtojë parkun e universitetit. Protestat e studentëve nuk janë lejuar nga administrata e Moskës dhe kërkesa për ta zhvendosur diku tjetër “fan zone”, nuk është marrë parasysh.
“Fan zone nuk do të ketë asnjë efekt negativ në jetën universitare”, – ka thënë Arkadi Dvorkoviç, zv/kryeministri rus dhe president i komitetit organizativ të Botërorit. Në “fan zonë” do të vendosen ekrane të mëdhenj për të ndjekur ndeshjet dhe kioska me pije. Moska do të presë 25 000 tifozë gjatë Botërorit.