TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Ylli Ndroqi, ka reaguar për herë të parë pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga SPAK, duke bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se tashmë do të dalë në rrugë me dy supermjete të tjera, të markës Range Rover.
Në shkrimin që e ka shoqëruar edhe me video, Ndroqi tregon se në udhëtimet e tij do e shoqërojnë automjetet e markës Range Rover, për të cilat thotë se nuk shkaktojnë probleme me policinë.
Sa i përket Mercedes Benz, një prej automjeteve që është sekuestruar nga SPAK-u, me arsyetimin se nuk justifikohet vlera e tij, Ndroqi përdor ironinë, duke thënë se e cilëson si makinë të dalë nga moda.
“Mirëmbrëma të dashur miq! Ju uroj një mbrëmje të këndshme. Nga sot vendosa të lëviz me Range Rover. Mercedes Benz ka dalë nga moda. Ju sugjeroj Range Rover makinë pa probleme me policinë”, shkruan Ndroqi.
Nga dita e sotme, dy televizionet në pronësi të Ylli Ndroqit do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, me administrator Arjan Baçin.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së ka bërë një reagim të fortë ku mbështet punën e SPAK teksa në mesazhin e saj lë të nënkuptohet te oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit janë kērcënuar në kryerjen e punës së tyre.
“Ambasada e SHBA-së mbështet me fōrcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kērcēnime dhe kanōsje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krīmin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruhet në reagimin e SHBA-së.