TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona nuk e fsheh interesimin për Lautaro Martinez. Katalanasit kërkojnë një sulmues që ofron garanci nga ana e gjendjes fizike, duke qenë se Luis Suarez tashmë prej moshës së tij nuk mund të jetë ai i pari. Ndaj, edhe me bekimin e Mesit, Lautaro është objektivi numër një në merkato.
Blaugranët kanë nisur punën për ta nënshkruar, ndërsa kanë hedhur hapin e parë për të bindur drejtuesit e Interit.
Barcelona është e gatshme të ofrojë 70 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit Arturo Vidal dhe mbrojtësit Nelson Semedo.
Vidal është një objektiv i hershëm i Interit, ndaj në këtë formë katalanasit kërkojnë të joshin zikaltërit.
Klauzola e sulmuesit argjentinas është 111 milionë euro dhe është e vlefshme nga data 1 deri më 15 korrik dhe oferta e bërë nga Barcelona i afrohet kësaj shume.
Ndërkaq, spanjollët kanë menduar t’i ofrojnë edhe 7 milionë euro 22-vjeçarit, trefishin e asaj që përfiton në Itali.