AKTUALITET, 19 Nëntor 2018, 21:06

Berisha: Xhafaj u largua për të shpëtuar Gjushin

Berisha: Xhafaj u largua për të shpëtuar Gjushin

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se Fatmir Xhafaj u largua nga ministër i Brendshëm, për të shpëtuar Vangjush Dakon.

Duke folur në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Berisha është shprehur se ikja e Xhafajt bëhet në tentativë për të mbyllur dosjen 339.

‘Xhafaj iku për të shpëtuar Gjushin. A e dini ju se, Gjushi, Avdylajt dhe Ardian Çela i përdorën kriminelët për të marrë vota.

Xhafaj filloi të kafshojë dhe ata e larguan’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.

‘A e di ndonjë shqiptar se pse iku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ikur sikur të ishte maxhordomi i Surrelit e jo ministër i Brendshëm. Iku dhe nuk e hapi gojën, sepse krimet e tyre të bëra bashkë janë tyë mëdha’, u shpreh mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha.