TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, qëndron me “këmbë në tokë” dhe përpiqet të largojë euforinë në prag të ndeshjes së nesërme me Azerbajxhanin, ku skuadrës së tij i duhet një pikë për të ruajtur vendin e parë në grup.
Fitorja e thellë në Maltë ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm te Kosova, por asgjë nuk është siguruar dhe trajneri zviceran ka theksuar në konferencë shtypi se favorit është Azerbajxhani:
“Ndeshja do të jetë interesante, pasi të dyja kombëtaret i kanë mundësitë 50 më 50 që të kalojnë në turin tjetër. Në ndeshjen e parë Azerbajxhani luajti më mirë, megjithatë ne barazuam. Kundërshtari ka skuadër e fortë dhe favorite, pasi ka shumë më shumë përvojë se Kosova. Por do të përpiqemi të fitojmë me ndihmën e tifozëve tanë.
Nuk e ndryshojmë mënyrën e lojës. Duhet edhe të rrezikojmë, pasi edhe nëse humbim, jeta vazhdon. Më vjen mirë që ka interesim të madh dhe ky është tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dy ekipet”, – tha trajneri i Kosovës.