TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike akuzoi dje prokurorin Gent Osmani, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se është i përfshirë në veprimtari inkriminuese.
Ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi përpara zyrave të KPA, ku dorëzoi një CD me të dhëna përgjuese, se prokurori Osmani nuk duhet që të kalojë procesin e vetingut, për shkak të bisedave të tij me elementë kriminalë si Alfred Alizoti.
Në një bisedë të përgjuar, që u publikua dje përmes një videoje, dëgjohet biseda që zhvillohet mes prokurorit Osmani dhe Alfred Alizotit. Në këtë bisedë, gjithnjë sipas opozitës, Osmani flet me Alizotin për çështje pune dhe i thotë se duhet të jetë në zyrat e tij në orën 10:00.
Për Salianjin, një bisedë e tillë dëshmon qartë inkriminimin e prokurorit Osmani dhe sipas tij, KPA jo vetëm që duhet të mos e kalojë Osmanin në veting, por ai duhet që të hetohet për “shpërdorim detyre”.
PERGJIMI
Gent Osmani: Po.
Fredi Alizoti: Përshëndetje, Genti?
Gent Osmani: Po.
Fredi Alizoti: Fredi jam.
Gent Osmani: Urdhëro?
Alizoti: Fredi, Fredi jam, Alizoti.
Alizoti: Si kalon.
Alizoti: Alo, Genti ti je?
Gent Osmani: Po pra, unë jam. Jo Genti, por prokuror Genti, se s’jam shoku jot.
Gent Osmani: më thuj.
Alizoti: Na fal,
Gent Osmani; Fredi, je thirr nesër në ora 10 të jesh tek zyrat e mia, dhe duhet të jesh patjetër me dokument identifikimi. Mirë?
Alizoti; Po mund të takohemi në fillim? Po pati mundësi 5 minuta