AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 10:27

Shembja e Teatrit, Rama i përgjigjet Bashës me një thënie: Shpikin vepra teatrale imagjinare….


Për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. Në një postim në Instagram Rama ka publikuar një shprehje të Paulo Coelho.

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!

Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre. Paulo Coelho”, shkruan Rama

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.