AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 09:27

Nuk flisnin prej kohësh/ Të revoltuar me ujë në duar, teatri bën bashkë Jul Dedën dhe Gent Zenelajn (FOTO)


Protestat mesa duket bashkojnë edhe njerëz, apo ish-miq. Kështu ka ndodhur dje me artistët te Teatri Kombëtar, të gjithë në mbrojte të godinës.

Fjalën e kemi për Jul Dedën dhe Gent Zenelajn, të cilët kohët e fundit i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Por dje në protestë janë shfaqur pranë njëri-tjetrit. Ata ishin duke u përleshur me policinë , e duke tentuar të thyejnë kordonin e policisë vetëm për të çuar ujë artistëve të ngujuar brenda teatrit.