TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armando Sadiku gjeti golin me fanellën e Shqipërisë pas një mungese të gjatë dhe për ‘RTSH Sport’ u shpreh se ishte fitore për moral, duke pranuar se ishte ndeshje e vështirë.
“Ishte e rëndësishme pas humbjes. U mblodhëm dhe kemi folur shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera. U dha maksimumi në një fushë të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Jam i lumtur që gjeta golin në Kombëtare.
Morali? Është normale që kur hyjmë, hyjmë për fitore. Sot vetëm për moral ishte fitorja dhe vetëm për të erdhëm sot këtu dhe ia dolëm.
Kishte shumë tipa që donin të na provokonin dhe protestonin shumë. U treguam profesionistë dhe vepruam me mençuri dhe ia dolëm”, tha Sadiku.