TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj u shpreh për ‘RTSH Sport’ se skuadra mori një fitore të madhe dhe të vështirë, duke pranuar se ishte një lojë e ashpër. Ai ka folur edhe për trajnerin e ardhshëm, duke shpresuar në një italian.
“Lojë e rëndë pasi ata na binin këmbëve. Kishim durim dhe nuk m,orum kartona duke luajtur futbollin tonë. Fitore e rëndësishme për moralin dhe shqiptarët. Duhet të fitonim për të qenë në garë dhe shkojmë në shtëpi me buzëqeshje.
Besimin do e kemi gjithmonë pasi janë dy ndeshjet e para. Kishim nevojë për moral dhe pas kritikave nuk ishte e drejtë. Lider? Trajnerin e zgjedh presidenti, por për çunat duhet trajner që të na kuptojë mirë. Shpresoj të vijë një trajner italian pasi e njohin futbollin dhe të na japë dorë të mirë”, tha Hysaj.