TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ervin Bulku ka argumentuar pas ndeshjes së sotme se e rëndësishme ishte vetëm të fitoheshin tre pikët se përndryshe do të ishte një rezultat i rëndësishëm. Në ”SuperSport” ai deklaroi se ky ishte objektivi i vetëm dhe kishte menduar vetëm për të këtë.
“Nuk mendoj se kishte ndryshuar ndonjë gjë. Çunat treguan vlerat e veta, e treguam me 0-3 dhe çdo rezultat tjetër nuk do të ishte i mirë për shqiptarët. Çunat dhanë maksimumin, treguan kualitetin, janë të bashkuar dhe arritën të fitojnë ndeshje të rëndësishme për ne.
Në zgjidhjet që bëmë duhej të futnim lojtarë që luajnë mirë me topin që luajnë shpejt, që të ndërronim krah e gjenim hapësira. Duhet të kishim zhbllokuar rezultatin më shpejt, nuk duhej të zgjatej aq shumë goli i dytë.
Un kam qenë njeriu më i afërt si me De Biazin e Panuçin, nuk duhet t’i hedhim poshtë se kam qenë bashkëpunëtor i tij. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, kemi diskutuar më pak për Andorrën, po të ishte në vendin tim ndoshta do të bënte zgjedhje si unë. Mendoj se morëm atë që duhej, ky rezultat na kënaq.
Kjo fitore duhej të merrej me çdo kusht, me çdo mënyrë, e kishim përgatitur që rezultati i vetëm ishte fitorja. Djemve u thashë që jemi të detyruar ta fitojmë, çdo ndeshje tjetër mund të humbej por sot nuk mund të dështonim”, tha Bulku.