LIFESTYLE, 14 Mars 2020, 13:39

“Banania” e Dashnor Dikos në versionin korona bëhet hit/ Duhet ta dëgjoni patjetër

“Banania” e Dashnor Dikos në versionin korona bëhet hit/


Qëndrimi në shtëpi këto kohë ka shtyrë njerëzit të shpikin gjëra nga më të ndryshmet, pse jo duke vënë në punë edhe imagjinatën e tyre.

Kështu edhe dy të rinj të frymëzuar nga kënga Banania e Dashnor Dikos, kanë sjellë një version shumë të lezetshëm të saj përshtatur situatës së tanishme, ku njerëzit duhet të puthen dhe të dashurohen vetëm përmes maskave.

Dëgjojeni më poshtë dhe tekstin:

Një vajzë të bukur njoha

Valle duart i ka larë

Tek po blinte nje korona

Një korona pa maskën e saj

Karantina ka filluar

Gjithë shtëpinë unë po pastroj

Por jo shpresa nuk është shuar

Se një ditë unë prapë do ta takoj

Vallë është karantinuar

A i lan duart si ta di

Nëse është kontaminuar

Larg duhet t’rrim një metër a dy

(refren)

Atë marrë n’telefon m’përqaf Edi

Ëndërroj pa dorashka atë me e prek

Por kujdes, por kujdes nga korona

Karantinën mos e shkel sepse rrëshket