TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio do luaj sot në mbrëmje ndeshjen e prapambetur nga java e 17 e Serisë A. Takimi mes kryeqytetasve dhe Veronës u shty për shkak të angazhimit të bardhekaltërve në finalen e Superkupës së Italisë ku mposhtën Juventusin.
Lacio është një nga skuadrat më në formë të momentit dhe në rast triumfi në përballjen e sotme do prekte vendin e dytë, dy pikë larg kryesuesve të Juventus duke i ushtruar presion bardhezinjve.
Megjithatë, e lehtë nuk do jetë përballë Veronës. Në këtë sfidë shumë do vendosin edhe lojtarët shqiptarë në përbërje të dy skuadrave.
Kështu, Strakosha si zakonisht do jetë titullar mes shtyllave për Lacion. Ndërsa, ata që pritet të kenë më shumë punë janë dyshja e Veronës, Marash Kumbulla e Amir Rrahmani.
Dy mbrojtësit duhet të ndalin golashënuesin më të mirë të kampionatit, Çiro Imobile.
Megjithatë, dyshja shqiptare e Veronës e ka treguar në këtë sezon se funksionon më së miri duke marrë vlerësime të mëdha.
Tashmë, mbetet për t’u parë se cili nga kuqezinjtë do triumfojnë në fundin e 90 minutave në stadiumin “Olimpico”.