TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia njofton se sot në orën 09:20 ka pranuar një informacion për një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se aty u dogjën disa kabllo elektrike.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, policia konfirmon për Express lëndimin e një personi.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha policia për Express.
Sipas policisë, lidhur me këtë situatë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.
Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thene se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.
“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”, tha Buzhala./Express