BALLKAN, 25 Dhjetor 2021, 09:05

Përmbytja e anijes me emigrantë në brigjet greke, shkon në 16 numri i viktimave

Përmbytja e anijes me emigrantë në brigjet greke, shkon në

Ka shkuar në 16 numri i personave që humbën jetën si pasojë e përmbytjes së një anije me 80 emigrantë në brigjet e Greqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Paros ku një anije me 80 emigrantë është përmbysur dhe si pasojë kanë humbur jetën 16 persona mes tyre edhe një foshnjë.

Ndërkohë rojet bregdetare kanë bërë të munduar shpëtimin e 64 personave të tjerë.

Sipas informacioneve mësohet se anija është nisur nga brigjet e Turqisë në drejtim të Italisë.