BALLKAN, 25 Dhjetor 2021, 18:44

Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, çifti i të moshuarve gjenden të pajetë në banesë

Tragjedi në ditën e Krishtlindjes, çifti i të moshuarve

Një tragjedi ka ndodhur në Kretë të Greqisë në ditën e Krishtlindjes. Një çift i moshuar është gjetur i vdekur brenda banesës së tyre.

Sipas mediave i moshuari 95-vjeçar dhe e shoqja 92-vjeçare janë konstatuar pajetë pasditen e sotme.

Nga hetimet paraprake dyshohet se, shkak i vdekjes të jetë bërë tymi i shkaktuar nga mangalli që përdornin për ngrohje në banesë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktuar shkakun e plotë të kësaj ngjarje.