BALLKAN, 24 Dhjetor 2021, 23:32

Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 80 emigrantë në bord, të paktën gjashtë viktima

Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 80 emigrantë në bord,

Gjashtë të vdekur dhe 57 të shpëtuar është raportimi i deritanishëm për mbytjen e një anije në Greqi. Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros ndërsa në të raportohet se ishin 80 emigrantë.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëhër pas njoftimit duke çuar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.

Në vendngjarje, siç njofton Ministria e Transportit, ka mbërritur Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.