TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i stafit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi në Serbi kanë arritur armatime të reja nga Rusia.
Vela ka thënë se blerjet e armatimit nga Serbia duhet të sanksionohen.
Ai thotë se veprime të tilla të vazhdueshme të blerjes së armatimit nga Rusia e rrezikojnë edhe më shumë paqen në rajon.
“Sikurse Bjellorusia, Serbia është vegël e Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO-së”, ka shkruar Vela në reagimin e tij.
Ai thotë se një situatë e tillë i ngjan Luftës së Ftohtë.