BALLKAN, 17 Qershor 2022, 17:44

Zgjedhje për herë të katërt në Tërnoc, Shaip Kamberi shanse për t’u rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë

Zgjedhje për herë të katërt në Tërnoc, Shaip

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt dhe kjo do të jetë një tjetër mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë. Lajmin se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë ai në një përgjigje për Gazetën Express.

“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamberi.

Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, kishte arritur të siguronte votat e mjaftueshme për tu rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë. Mediat lokale shkruan se nga 650 vota që i mungonin për të kaluar pragun e nevojshëm zgjedhor, Kamberi arriti të mbledhë 686 vota në qendrën e vendvotimit nr. 6 në Bujanoc ku ishin ripërsëtirur zgjedhjet për shkak të parregullësive në raundin e parë.

Në seancën e mbajtur më 9 maj 2022, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve vendosi për kundërshtimin e Koalicionit: Partia Socialiste e Serbisë, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë” kundër Vendimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Komunës së Bujanocit. Komisioni e miratoi këtë ankesë dhe e anuloi vendimin e KKZ-së së Bujanocit, duke caktuar një datë të re për zgjedhje. Si pasojë, Kamberi nuk e mori dot mandatin e fituar.