TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mbështetur një iniciativë për t’i dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kështu u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Në fjalën e tij, Abazovic tha se vizita në Kiev ishte një detyrim moral dhe politik dhe se populli ukrainas “po bën mrekulli” në këtë situatë.
“Ju po luftoni për parimet dhe mundësinë e zgjedhjes së një mënyre jetese. Ju keni mbështetjen e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e familjes evropiane në përputhje me dëshirat e qytetarëve tuaj,” tha Abazoviç.
Ai tha se më e rëndësishmja është që lufta të ndalet, për të parandaluar vdekjen dhe shkatërrimet e mëtejshme dhe se pas kësaj shpreson në fillimin e rindërtimit të Ukrainës dhe se Mali i Zi do të ndihmojë me aq sa mundet.
“Ky është një mesazh për fuqitë e mëdha që të gjithë duhet të qëndrojmë në të njëjtën anë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e parimeve demokratike”, tha kryeministri malazez.
“Ju po luftoni për parimet”- Abazoviç në krah të Ramës dhe Zelenskyt: Ukraina ka mbështetjen e Malit të Zi! Mesazhi për fuqitë e mëdha është që…
Ndërkohë Zelensky u shpreh se është i vetëdijshëm se Mali i Zi është një vend i vogël, i cili mund të ndihmojë në mënyrë të kufizuar sa i përket ndihmës humanitare dhe ushtarake, por se “ku ka vullnet, ka mënyra”.
“Ne kemi filluar një dialog dhe kjo është shumë e rëndësishme. Një vend që është në luftë si Ukraina ka shumë probleme. Qindra plagosen çdo ditë. Një apel për ndihmë iu dërgua Malit të Zi, por edhe të gjithë partnerëve të tjerë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se është e rëndësishme të kemi mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s, sepse çështja e sigurisë është prioritet dhe se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si anëtarë të NATO-s, mund të ngrenë çështjen e sigurisë së Ukrainës në takimet e Aleancës.