BALLKAN, 16 Qershor 2022, 21:20

Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, futen në izolim. Ja çfarë deklarojnë autoritetet

Regjistrohen dy raste me linë e majmunëve në Greqi, futen në

Dy raste me linë e majmunëve janë regjistruar në shtetin grek. Sipas mediave vendase, analiza gjenomike e dy kampioneve ka përfunduar dhe ato i përkasin llojit të Afrikës Perëndimore.

Sipas të dhënave pacientët janë në gjendje të mirë dhe mbahen në izolim, ndërkohë që autoritet thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.

“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes”, kanë deklaruar autoritetet greke.