TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut me energji elektrike dhe ushqim nëse është e nevojshme”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç ka bërë të ditur në një emision televiziv në Serbi se nëse është e nevojshme Serbia është e gatshme të ndihmojë sërish.
Këtë ndihmë presidenti serb e ka paralajmëruar si pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.
Ai shtoi se tre vendet e kësaj nisme duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në muajt në vijim.
“Të gjithë mund të ndihmojnë të gjithë. Ne mund ta ndihmojmë Maqedoninë me rrymë dhe ushqim në ditë të caktuara. Ka ditë të ndryshme, kur Shqipëria është e mirë, mund të ndihmojë Maqedoninë, ndonjëherë edhe neve”, tha Vuçiq.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve dje në Kuvend, tha se vendi do të përballet me sfidën e blerjes së mazutit për prodhimin e energjisë elektrike gjatë dimrit të ardhshëm.