BALLKAN, 29 Korrik 2022, 10:17

Aksident tragjik në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur

Aksident tragjik në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy

Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy personave në Kosovë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe të fëmijë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, rrugën Prishtinë-Podujevë, ku një makinë me targa të huaja është përplasur me një autobus.

Viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia.