TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim që vendi të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane.
“Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë seancës për çështje parlamentare.
Kreu i Qeverisë theksoi se janë thënë gënjeshtra nga një pjesë e opozitës, në bazë të së cilave janë organizuar protestat.
E treta, në lidhje me politikën tuaj që keni bërë këtu me djegie, duke përhapur gënjeshtra kjo nuk ngjan me një parti demokristiane. Ajo që pamë këtu, çfarë fjalësh iu drejtuat kryetares së KE-së, duhet t’u vijë turp për atë që e keni bërë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai u përgjigj edhe në kërkesën për referendum.
“Politika që ju drejtoni për të mbrojtur interesat e shteteve të treta në këtë vend është gjëja më shkatërruese që dikush mund t’ua bëjë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ju keni problem. Ju nuk e dini se çfarë pyetje referendumi dëshironi. Ju dëshironi një pyetje nëse jeni kundër anëtarësimit në BE me një gjuhë të pastër maqedonase dhe një identitet të mbrojtur dhe se gjuha e pastër maqedonase është konfirmuar, ndërkohë që tashmë është duke u nënshkruar një marrëveshje për përkthimin e legjislacionit maqedonas me BE-në, të gjithë e keni parë tashmë, përkthim për të cilin u punua në tërë konferencën dhe skriningu i cili filloi”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shtoi se partia opozitare, e cila po flet për referendum, është kundër të gjitha vendimeve strategjike të shtetit dhe u ka bërë thirrje atyre që këtë ta sqarojnë në radhët e tyre.
“Nëse ndonjë parti ishte kundër anëtarësimit në NATO, ajo ishte partia juaj, nëse ndonjë parti ishte kundër zbutjes së marrëdhënieve ndëretnike në vend, ajo ishte partia juaj. Nëse dikush është kundër anëtarësimit në BE, është partia juaj dhe këto janë fakte.
Ju nuk keni marrë pjesë në asnjë votim. Të paktën nëse doni të votoni kundër, uluni dhe votoni kundër”, tha Kryeministri Kovaçevski.
“Uluni njëherë në parti, shikoni nëse doni që ky vend të shkojë drejt anëtarësimit të plotë në BE apo jo. Dhe unë e di se çfarë do t’ju përgjigjet populli, sepse edhe në opozitë nuk ka asnjë parti që ju mbështet, përveç Apasievit, i cili duhet të cilin duhet ta ulni në rend të parë këtu”, konstatoi Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend. /Ina