TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot na Ohri në përfundim të samitit të Ballkanit të Hapur se është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Prishtinën për të marrë një sasi qymyri në këmbim të furnizimit me energji elektrike.
Ai shtoi se ka bindjen se së shpejti do të negociojë me përfaqësuesit e Kosovës në lidhje me këtë temë. Vuçiç deklaroi se nuk do të fokusohet te qëndrimi i Kosovës sa i takon Ballkanit të Hapur për hyrjen apo jo në këtë nismë.
Presidenti serb shtoi se nisma Ballkani i Hapur e ka origjinën nga rajoni. “Duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është të lidhemi, të flasim të dimë se kemi nevojë për njëri tjetrin. Ky është thelbi i nismës. Kjo është në interes të njerëzve sepse Ballkani duhet t’u takojë popujve ballkanikë”, u shpreh ai.