BALLKAN, 8 Qershor 2022, 10:30

“Kjo është iniciativë e njerëzve të Ballkanit”- Mesazhet e Vuçiç nga Ohri: Jo të gjithë pajtohen me këtë nismë, por ajo nuk mund të ndalet

“Kjo është iniciativë e njerëzve të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë mesazhin se nisma Ballkani i Hapur është një iniciative e njerëzve të Ballkanit. Në fjalën e tij nga qyteti i Ohrit ku edhe po mbahet Samiti i radhës, Vuçiç u shpreh se me këtë nismë janë zgjidhur shumica e problemeve që kanë qenë për shume vite.

Vucic u shpreh se jo të gjitha janë dakord me këtë nisme, por kjo që ka nisur për Ballkanin tha ai nuk mund të ndalet.

“Kjo është iniciative e jona, e njerëzve nga Ballkanit, është iniciative e atyre që duhet të kuptojnë se duhet vetë të zgjidhin problemet e tyre

Çdo gjë që kemi bërë për ekonominë ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes tre vendeve. Ne gati se probleme bilaterale nuk kemi. I kemi zgjidhur ato që kanë qëndruar prej 50-60 vjetësh. Ne duhet të jemi miq dhe të punojmë për interes të përbashkët.

Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë iniciative, por kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Kjo është një ide shumë e mirë. Të gjitha janë të mirëseardhur.

Propozoj që samiti i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore”, tha Vucic.