BALLKAN, 8 Qershor 2022, 10:36

“Do të kemi verë të nxehtë përpara”/ Aleksandër Vuçiç: Serbia do të ndihmojë Shqipërinë me helikopterë në luftën kundër zjarreve

“Do të kemi verë të nxehtë përpara”/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë Shqipërinë me helikopterë për të shuar zjarret.

Gjatë konferencës së zhvilluar në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, Vuçiç tha se do të kemi verë të nxehtë përpara.

Kreu i Shtetit serb tha se do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtuar se pret ndihmë nga ana e këtyre shteteve.

“A do ndihmojmë fqinjët dhe a do na ndihmojmë ne? Ne presim helikopterët plotësuese që kemi blerë për shuarjen e zjarreve. Do kemi verë të nxhetë dhe do jemi të përgatitur për çdo gjë që të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo kohë. Presim nga ta dhe në disa sfera të tjera. Kush më shpejht dhe më lehtë mund ta bëjë nëse nuk e bëjmë ne që jemi afër njëri-tjetrit. Kemi dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha” – tha Vuçiç.